Sot u prezantua draft studimi preliminar i shtimit të kapaciteteve të ngrohjes qendrore me energji solare

- 21 Aug 2019

Në bashkëpunim me KfW sot u prezantua draft studimi preliminar i shtimit të kapaciteteve të ngrohjes qendrore me energji solare. Një investim i tillë që do të merr rreth tre vite do të na mundësoj që me energji të ripërtrishme të shtojmë kapacitetet për ngrohje në lagjet si Tophane, Medrese e Kodra e Trimave.

Prezantimi përfundimtar i raportit do të bëhet në tetor kur edhe duhet të marrim vendim për projektin e dytë më të madh në Evropë të një sistemi të tillë.

Bashkë me projektin për dyfishimin e kapaciteteve të kogjenerimit në KEK brenda 5-7 vitesh Prishtina do ta rregullojë tërësisht çështjen e ngrohjes qendrore.