Nënshkruhet Koncept-dokumenti për vendbanimet joformale të të kthyerve dhe rasteve sociale pa vendbanim të zgjidhur

- 21 Aug 2019

Nënkryetari i Komunës të Prishtinës, Z. Muhedin Nushi dhe Shefi i Misionit të UNHCR-së në Prishtinë Z. Eroll Arduç, nënshkruan Koncept-dokumentin për vendbanimet joformale të të kthyerve dhe rasteve sociale pa vendbanim të zgjidhur. Koncept-dokumenti është rrjedhojë e Marrëveshjes së arritur të Bashkëpunimit me UNHCR-në në muajin Shkurt të vitit 2019.

Ky projekt është në fazën fillestare të gjetjes së donacioneve dhe parasheh zgjidhje të qëndrueshme të vendbanimit për rastet e zhvendosura dhe rastet sociale. Përmes këtij projekti synohet të gjendet një zgjidhje afatgjate për strehim, qasje në shërbime dhe vetëqëndrueshmëri përmes themelimit të një projekti biznesor për rastet e zhvendosura dhe rastet sociale.