- 23 Aug 2019
Drejtoria e Arsimit në kuadër të aktiviteteve të shumta në funksion të ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë në arsim, implementimit me sukses të reformave në sistemin e arsimit parauniversitar dhe lehtësimin e punëve për mësimdhënësit, sot ka finalizuar me sukses përgatitjet e planeve vjetore. Në ditët në vazhdim do të bëjnë edhe planet dy mujore në bashkëpunim me mësimdhënësit e shkollave për vitin shkollor 2019-2020, për secilën fushë të kurrikulës.
Drejtoria e Arsimit, në mënyrë të vazhdueshme do të ofrojë mbështetjen profesionale për mësimdhënës në çdo dimension, në lehtësimin e proceseve reformuese në sistemin e arsimit paruniversitar dhe njëkohësit do të kërkojë llogari dhe përgjegjësi të lartë, në mënyrë që rezultatet e përcaktuara të arrihen dhe të ngrisim nivelin e cilësisë në arsim.