- 27 Aug 2019
Prej datës 21 Gusht deri më 30 Gusht 2019 do të mbahen ditët e Flourizmit dhe vulosjes se fisurave të dhëmbëve tek fëmijët.
Bazë e mjekësisë primare është preventiva. Fluorizimi dhe vulosja e fisurave të dhëmbëve janë procedura të shkurtra,të shpejta dhe pa dhimbje që kanë rëndësi në mbrojtjen e dhëmbëve nga kariesi. Fluorizimi ështe një nga mënyrat më të mira për të forcuar zmaltin e dhëmbit dhe i bën dhëmbët më rëzistent nga acidet që gjenden në zgavrën e gojës.
Vulosja e fisurave është trajtim, ku bëhet vendosja e një materiali të vecantë në fisurat(thellimet) dhe gropëzat e sipërfaqes përtypëse të paradhëmballëve dhe dhëmballëve duke parandaluar në këtë mënyrë prekjen e tyre nga kariesi pa pasur nevoje te behet largimi I siperfaqes se smaltit – pra ne teresi ruhet integriteti anatomik i dhembit. Vulosja si procedurë praktikisht realizohet shumë thjeshtë dhe tërësisht pa dhImbje ç’ka fëmija e pranon shumë lehtë.
Sot për vulosje mund të përdoren edhe materiale të cilat lidhen kimikisht me dhëmbin dhe lirojnë fluor(glass-ionommer cementet) . Fluori ndihmon në kthimin e mineraleve (remineralizim),kështu i kontribuon fortësimit të dhëmbit.Këtu bëhet fjalë për sasi shumë të vogla të fluorit të cilat veprojnë vetëm lokalisht në dhëmbë, pa veprim të dëmshëm për organizmin.
Prindërit mund ti sjellin fëmijet në Poliklinikën Stomatologjike prej orës 7:30 deri në ora 13:30.
Për termine mund te kontaktoni në numrin : 038 248 750