- 28 Aug 2019
Kryetari Shpend Ahmeti dhe dhe Shqipe Breznica, Koordinatore e Programit, në organizatën Help-Hilfe zur Selbsthilfe në Kosovë kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor 2019-2020”.
Projekti fillon zbatimin në janar 2020 dhe përmes këtij projekti do të mbështeten së paku 30 biznese me pajisje në vlerë mesatare 2.000 euro, kombinuar me trajnime profesionale e mbikqyrje për zhvillimin e tyre të qëndrueshëm. Komuna e Prishtinës do të kontribojë në projekt me 18000 EUR derisa pjesa tjetër do të financohet nga organizata Help.