Aksion për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme në Kryeqytet

- 30 Aug 2019

Politikat për një qytet të pastër përfshijnë edhe aksionet e grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme nëpër lagjet e Kryeqytetit.

Për 5 ditë rresht, prej 9 deri më 13 shtator, në 5 zona të ndryshme të qytetit do të grumbullohen mbeturinat si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Grumbullimi i mbeturinave të vëllimshme tash e tutje do të bëhet çdo dy muaj.

Aksioni do të zhvillohet me këtë orar:

1) E hënë, 9 shtator – Mati 1; Matiqan; Bregu i Diellit; Lagjja e Spitalit, Aktash; lagja e Muhaxherëve; Velania; Vellusha;
2) E marte, 10 shtator – Medrese; Gjinaj; Taslixhe; Bledi; Qamëria; Taukbashqe dhe Sofali;
3) E mërkure, 11 shtator – Kalabri; Qendër; Dardani; Lakrishte; Ulpianë; Hajvali; Veternik;
4) E enjte, 12 shtator – Kodra e Trimave;
5) E premte, 13 shtator – Arbëri; Tophane; Lagja Përroi i Njelmët.

Bashkëpunimi me qytetarët është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtij aksioni. Prandaj, lusim qytetarët që në lagjet e caktuara, sipas datave, të i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre.

Informacionet shtesë në numrin pa pagesë: 0800 77 123