- 02 Sep 2019
Investojmë në cilësinë e arsimit dhe edukimin e fëmijëve tanë, për të siguruar një të ardhme më të mirë e një shoqëri të shëndoshë për brezat e rinj!
Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari Shpend Ahmeti dhe Ministri në detyrë, Shyqyri Bytyqi e drejtoresha Shpresa Shala vizaituan shkollën “Naim Frashëri” në Kryeqytet.
“Këtë vit 2 shtatori për Komunën e Prishtinës është një ditë e rëndësishme sepse kemi 48000 nxënës që vijojnë mësimin në 73 institucione arsimore të Prishtinës. Këtë vit shkollor kemi 3500 nxënës që fillojnë klasën e parë.
Të gjithë fëmijëve e prindërve ju uroj vit të mbarë shkollor! Në veçanti i uroj suksese në këtë vit shkollor mësimdhënësve, sepse ata janë armata të cilët e bëjnë betejën çdo ditë për të siguruar që fëmijët tanë të kenë arsim cilësor” tha Kryeatri Ahmeti.