- 06 Sep 2019
Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt propozimeve të Individëve, Klubeve, Shoqatave dhe OJQ-ve për organizimin e aktiviteteve sportive dhe rinore në Komunën e Prishtinës
1. Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës u bënë thirrje të gjithë individëve, klubeve, shoqatave e organizatave rinore jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushat sportive dhe rinore, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zhvillimin dhe masivizimin e sportit, projektet rinore, gjithnjë duke u bazuar në politikat programore të Drejtorisë për Rini dhe Sport, në Komunën e Prishtinës.
2. OJQ-të, klubet, shoqatat, individët, në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet për organizimin e aktiviteteve rinore - sportive.
3.OJQ-të, klubet, shoqatat, individët mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në organizimin e fushave rinore - sportive, përmes aktiviteteve si më poshtë:
- Promovimi i Vullnetarizmit
- Integrimi i grupeve rinore dhe atyre të margjinalizuara
- Fuqizimi i Organizatave Rinore (seminare, trajnime, kurse për aftësimin e të rinjve etj)
- Edukimi joformal (stimulimi i të miturve për edukim dhe arsim)
- Qëllimin e kërkesës/projektit,
- Përshkrimin e aktiviteteve të projektit / plan programit të sezonit pranveror bashkë me koston e tyre,
- Kostoja që kërkohet nga Komuna,
- Rezultatet e arritura në vitin paraprak
- Ngritja e cilësisë së Klubeve
- Masivizimi
4. Vlera totale e planifikuar e thirrjes për këtë vite ishte 600,000€ (Euro).
Gjatë fazës së parë janë ndarë 353,333.52 Euro, kanë mbetur edhe 246,666.48 Euro të cilat planifikohet të ndahen gjatë kësaj Faze (II).
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500 € (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 12,000€ (euro).
5. Afati për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, pra nga dt. 06.09.2019 dhe përfundon me datën 26.09.2019 në ora 23:59.
6. OJQ-të, klubet, shoqatat, individët mund të aplikojnë vetëm me një projekt. Periudha e zbatimit të projektit është 06.09.2019-28.02.2020.
7. Drejtoria për Rini dhe Sport me rastin e Festave të fundvitit do t’i përkrahë aktivitet më të mira që organizohen gjatë këtyre Festave.
8. Propozimet do të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike. Individët, klubet, shoqatat, si dhe OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushat si të cekura më lartë. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuare ndaj Komunës së Prishtinës dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiarë publike.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: sportrini.pr@rks-gov.net dhe në numrin e telefonit +383 38 230 900 Lokali 1120.
Vërejtje/Kujdes: Të gjitha aplikimet të cilat nuk do të kenë dokumentacionin e kompletuar nuk do të merren parasysh.
Udhëzimet për aplikantët - Faza e dytë