Njoftim - Sektori i Tatimit në Pronë

- 10 Sep 2019

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar me 26 janar 2018, Ligjin e ri për tatim në pronën e paluajtshme ( ligji nr. 06/L-005), ligji është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës me datë 15 shkurt dhe ka hyrë në fuqi me datë 1 tetor 2018.

 

Ky Ligj vendos tatimin mbi pronën e paluajtshme dhe përcakton rregullat e reja dhe procedurat themelore për administrimin e tatimit në pronën e paluajtshme nga komunat dhe Ministria e Financave.

 

Në zbatim të nenit 23ligjit nr. 06/L-005, njofton të gjithë tatimpaguesit se data e fundit për pagesë të këstit të dytë është 30 shtator.

 

Andaj, i ftojmë të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrimet tatimore të papaguar në komunën e Prishtinës, në përputhje me afatin e përcaktuar, të kryejnë pagesën e detyrimeve tatimore të papaguara, në të kundërtën zbatohet interesi dhe gjoba mbi tatimin e papaguar.

 

Vini re; për qasje në shërbimin elektronik, tatimpaguesi/debitori duhet të vizitoj web faqen zyrtare të Tatimit në Pronë: https://fatura.tatimineprone-rks.org/ dhe Si të paguaj online?

 

Për çdo informatë më të hollësishme kontaktoni Sektorin e Tatimit  në Pronë, Komuna Prishtinë, Rr. “UÇK”, nr. 55 ose përmes postës elektronike  ZTP.Prishtina@rks-gov.net