- 11 Sep 2019
Në emër të Komunës së Prishtinës, kryetari Ahmeti falënderoi ambasadorin e Madhërisë së Saj në Kosovë për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për komunën tonë. Ambasadori Abbott u interesua për përgaditjet për zgjedhje dhe theksoi rëndësinë qenësore të parandalimit të çdo kërcënimi ose mashtrimi të mundshëm gjatë zgjedhjeve të ardhshme.
Ambasadori Abbott u njoftua me prioritetet e qeverisjes në Komunën së Prishtinës, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera dhe vazhdimin e miqësisë së mirë mes Kosovës dhe Mbreterisë së Bashkuar.