Nesër mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019

- 13 Sep 2019

Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019, është festival tradicional dhe organizohet tani e shtatëmbëdhjetë vite me radhë. Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës Z. Shpend Ahmeti, kurse realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.
Festivali mbahet me 14 dhe 15 Shtator 2019 në Prishtinë. Fillimi i festivalit shënohet me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse në ora 16:00 në sheshet “Skenderbeu”, “Nëna Terezë” e “Zahir Pajaziti”. Ceremonia e hapjes së festivalit mbahet në orën 18: 00, te amfiteatri I sheshit “Zahir Pajaziti”.
Performancat e natës së dytë fillojnë në orën 18:00, te amfiteatri I sheshit “Zahir Pajaziti”.
Pjesë e këtij festivali janë rreth 500 fëmijë valltarë nga shtetet e ndryshme të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnia e Hercegovina dhe valltarë nga qytetet të ndryshme të Kosovës.