Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW)

- 19 Sep 2019

Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), Elke Dullenkopf, menaxhere e projektit dhe Juergen von Kories, inxhinier.

Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në projektin e ri për menaxhimin e mbeturinave, që mban dy komponente: ndërtimin e një deponie të re dhe investimin në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve në këtë sektor.