Fëmijët dhe nxënësit e Prishtinës protestuan kundër ndryshimeve klimatike

- 21 Sep 2019

Edhe fëmijët dhe nxënësit e Prishtinës protestuan kundër ndryshimeve klimatike bashkë me bashkëmoshatarët e tyre në 150 vende të ndyshme të botës.

Duke u bërë pjesë e nismës globale të veprimit ndaj ndryshimeve klimatike, vetëdijësohemi, i vetëdijësojmë brezat e rinj dhe flasim me një zë me botën për rëndësinë e parandalimit të efekteve të ndryshimeve klimatike në planetin Tokë!