- 25 Sep 2019
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!
Tetori është Muaji Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit dhe Drejtoria e Shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, do të fillojnë fushatën dhe ligjeratat sensibilizuese “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”.
Prej nesër, 26 shtator deri me 7 tetor do të ofrojhen shërbime falas të mamografisë së gjirit dhe ligjerata vetëdijësuese për grate dhe vajzat e komuniteteve të ndryshme sipas këtij orari:
QMF 1 – 26.09.2019, ora 13:30-14:30 – ligjërata informuese dhe bashkëbisedim me gra të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
QKMF – 30.09.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gra të komuniteteve rom, ashkalij dhe egjiptian;
QMF Besi - 30.09.2019, ora 11:00-12:00- ligjërata informuese dhe bashkëbisedim për gratë e Fshatrave Besi dhe Bardhosh;
QKMF – 01.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Besi;
QKMF – 02.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil pë gratë nga fshati Bardhosh;
QMF Hajvali – 02.10.19, ora 11:00-12:00 - ligjërata informuese dhe bashkëbisedim për gratë e fshatrave Hajvali dhe Mramor;
QKMF – 03.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Hajvali;
QKMF – 04.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Mramor;
AMF – 04.10.19, ora 11:00 – 12:30 – ligjeratë informuese për gratë e fshatit Keqekollë;
QKMF – 07.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Keqekollë;
Sjellim në vëmendje se 1 nga 8 gra diagnostikohet gjatë jetës me kancer të gjirit. Mbi moshën 50 vjeç, rastet janë më të shpeshta. Mbrojtja më e mirë është zbulimi i hershëm.
Po ashtu, Mamografia është një metodë e përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në një mamografi bëhen të dukshme edhe tumoret më të vegjël shumë më parë se të jenë të ndjeshëm me të prekur ose të njihen nga simptomat e tjera.
Ftojmë gratë dhe vajzat që të na bashkohen në këtë fushatë dhe të informohen sa më mirë për këtë sëmundje, dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!