Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim Ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Francës, znj. Marie Christine Butel

- 26 Sep 2019

Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim Ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Francës, znj. Marie Christine Butel.

Duke i uruar mirëseardhje, në emër të Komunës së Prishtinës, kryetari Ahmeti falënderoi ambasadoren për ndihmën e shtetit dhe populli francez për komunën tone, veçanërisht në fushën e kulturës dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Ambasadorja Butel u njoftua me prioritetet e qeverisjes në Komunën së Prishtinës dhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera, si dhe vazhdimin e miqësisë së mirë mes të Kosovës dhe Francës.