Thirrje publike për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit për vitin 2020

- 30 Sep 2019

Të nderuar përfaqësues të bizneseve që veprojnë në Komunën në Prishtinës, ju njoftojmë që edhe këtë vit Komuna e Prishtinës, i fton të interesuarit për të marr pjesë në dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Gjithashtu ju informojmë se edhe këtë vit përzgjedhja e dekorimit do të bëhet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, andaj ju ftojmë që kërkesat e juaja t’i dërgoni me postë elektronike në adresën : komunaprishtine@rks-gov.net dhe kultura.pr@rks-gov.net, deri me datën 11 tetor 2019.

Paraprakisht ju faleminderit në bashkëpunimin tuaj!