Fillojnë punimet për revitalizimin e hapësirave publike në kompleksin Qafa

- 02 Oct 2019

Edhe një lagje e Kryeqytetit po transformohet e po merr pamje tjetër!

Kanë filluar punimet për revitalizimin e hapësirave publike në kompleksin Qafa, e që është një prej projekteve më të mëdha kapitale sivjet në Prishtinë.

Pas përfundimit hapësirat publike rreth ndërtesave në kompleksin Qafa do të kenë më shumë gjelbërim, fusha sportive e hapësira për rekreacion për të gjitha mosha.

Një falenderim i madh për Yllkë Kosumin, për idenë dhe projektimin.