Vendosen edhe 4 njësi të këndeve “Te Pema”, në dy lokacione, sheshin “Skenderbeu” dhe “Te Fontana” në lagjen Ulpiana

- 03 Oct 2019

Sot Prishtinës i janë shtuar edhe 4 njësi të këndeve “Te Pema”, në dy lokacione, sheshin “Skenderbeu” dhe “Te Fontana” në lagjen Ulpiana.

10 këndet “Te Pema” të vendosura në Prishtinë, janë rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me ICK - Innovation Centre Kosovo dhe janë pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosova.

Ky produkt ka për qëllim vetëdijesimin për rëndësinë ajrit të pastër për shëndetin tonë dhe përmirësimin e cilësisë së tij nëpër zonat urbane, ku ndotja është më e madhe.

“TE Pema ” është i mbushur me bimë që kanë aftësi shumë të mëdha të filtrimit të ajrit dhe prodhimit të oksigjenit. Kjo është e mundur falë renditjes, pozitës dhe sistemit automatik të ujitjes i cili bën që bimët të filtrojnë ajrin me kapacitet maksimal.