Thirrje publike për projektpropozime për organizimin e aktiviteteve kulturore për festat e fundvitit "Prite nshesh"

- 15 Oct 2019

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

THIRRJE PUBLIKE

Për të gjithë individët, bizneset, organizatat joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare.

1. OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozime për organizimin e aktiviteteve kulturore për festat e fundvitit “Prite në shesh”, nën kategorinë Manifestime, tek të tjera të shënohet njëri nga aktivitetet e mëposhtme :

a) Përformancë muzikore;

b) Shfaqje aktrimi

c) Përformancë akrobatike

d) Natë poetike

e) Pantomimë


2. Vlera e përgjithshme e planifikuar e thirrjes është 30.000€ (Euro).
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 11,560 € (euro).

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 15.10.2019 deri më 31.10.2019

Periudha e zbatimit të projektit është Dhjetor.

3. Kriteret për pjesëmarrje në thirjen publike të subvencioneve për kulturë:

- Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;

- Individët, OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;

- Individët të cilët janë residentë të Komunës së Prishtinës;

- OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;

- OJQ-të dhe bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;

- Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;

- OJQ-të, bizneset dhe indivitët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.

Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.


4. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/


Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit. Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilido variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njejta vlenë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.

Të gjithë aplikantët të cilët janë të regjistruar në sistem dhe kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në Rregulloren për subvencione.


Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, (pesë ditë para mbylljes së thirrjes) dhe në numrin e telefonit +383 38226417.

Lista e dokumenteve të thirrjes publike

- Për Individ:
 Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës/ apo dokument tjetër identifikues valid
 Vërtetimin/Konfirmimin e llogarisë bankare të lëshuar nga banka përkatëse (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
 Çertifikatën e vendbanimit
 Dëshminë se nuk jeni nën hetime.


- Për OJQ-të:
 Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
 Çertifikata e nr. fiskal;
 Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
 Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së.

- Për Biznese:
 Çertifikata e regjishtrimit të biznesit;
 Çertifikata e nr. fiskal të biznesit;
 Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
 Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit.

Të gjitha dokumentet që nxirren me afat të shkurtër nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj!

 

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 31 tetor, në orën 23:59, përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës: http://krs.prishtinaonline.com/ .

 

Thirrje Publike