- 16 Oct 2019
Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi nga grupi i Bankës Botërore për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit (ESIP), dhe ka për qëllim që një pjesë të grantit ta përdor për ta përkrahur Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe Shkolles Shkolles “Ali Kelmendi” Barilevë, Komuna Prishtinë. Në kuadër të kësaj përkrahjeje do të realizohet prokurimi si në vijim i pajisjeve të nevojshme:
1. Përshkrimi i mallrave të nevojshme:
• Llaptop 6 copë
2. Kriteret minimale për kualifikim të kontraktuesve që mund të aplikojnë janë:
- Përvoja e suksesshme në ekzekutimin e së paku 2 kontratave për ofrimin e mallrave dhe sherbimeve të natyrës së ngjashme;
- Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet vendore.
3. Kontraktuesit e interesuar që i plotësojnë kriteret minimale për kualifikim, të cekura më lartë, janë të mirëseardhur të aplikojnë me shprehjet e tyre të interesimit kundrejt specifikimit të hollësishëm teknik në adresën e ”Ali Kelmendi” Barilevë, Prishtinë më së largu deri më 24.10.2019
4. Specifikimi i hollësishëm teknik së bashku me afatet dhe kushtet e tjera, ku të gjitha janë të përgatitura në kuadër të një dokumenti të quajtur Ftesë për ofertë-Mallra do t’ia dorëzojë shkolla vetëm atyre kontraktuesve potencialë që i plotësojnë kriteret. Kompanitë luten që t’i shkruajnë detajet kontaktuese me rastin e Shprehjes së Interesit.
Detajet kontaktuese të shkollës:
Personi kontaktues: Rrustem Xhafolli drejtor i shkollës
Telefoni: 044/202-447
E-maili: rrxhafolli@hotmail.com
Njoftim për shprehje interesi në shkollën "Ali Kelmendi" për Blerjen e mjeteve të teknologjisë