- 20 Oct 2019
Dita Evropiane kundër Trafikimit me Njerëz shënoi edhe fillimin e fushatës për vetëdijësimin e nxënësve të shkollave të Kryeqytetit për të gjitha aspektet e dukurisë së trafikimit me njerëz.
Kategoria më e ekspozuar ndaj kësaj forme të krimit të organizuar janë fëmijët dhe grate, duke qenë edhe kategoria më e cenueshme e shoqërisë.
Prandaj lufta për parandaimin e trafikimit me njerëz duhet të jetë i vazhdueshëm, fillimisht duke vetëdijësuar dhe informuar drejt të gjitha shtresat e shoqërisë, në veçanti fëmijët.
Fushata “Ndal Trafikimin me Qenie Njerëzore” do të bëhet në formë të ligjeratave nëpër shkolla përgjatë një muaji dhe po mbështetet nga Drejtoria e Arsimit dhe Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore.
Dukuria e trafikimit me qenie njerëzore është duke u luftuar në nivel global duke mos e përjshtuar edhe Kosovën.
Prandaj, informimi dhe vetëdijësimi i të gjitha shtresave shoqërore mbi shenjat, rreziqet dhe pasojat e trafikimit me njerëz mundëson edhe gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive të të gjithëve në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie negative.