Punë praktike për të gjithë nxënësit e drejtimi "Teknik i dhëmbëve" të shkollës së mjekësisë Dr. “Ali Sokoli” Prishtinë

- 23 Oct 2019

Punë praktike për të gjithë nxënësit e drejtimi "Teknik i dhëmbëve" të shkollës së mjekësisë Dr. “Ali Sokoli” Prishtinë.

Drejtori për Shëndetësi Dr. Bujar Gashi dhe Udhëheqësi i Qendrës për Këshillim në Karrierë, Ridvan Islami, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për nxënësit e shkollës “Ali Sokoli” të cilët do të mbajnë punën praktike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që përmes bashkëpunimit me sektorin publik/privat të krijohet mundësia për nxënësit e shkollave të mesme profesionale për aplikimin e njohurive të tyre teorike në një ambient pune dhe njëkohësisht t’iu ofrohet mundësia e fitimit të përvojës së punës përmes praktikës.