- 05 Nov 2019
Investojmë në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, që të kemi fëmijë të lumtur dhe shoqëri të shëndoshë në të ardhmen!
Çerdhja me bazë në komunitet “Ketrushët” në lagjen Tophane ka filluar punën dhe ka kapacitet për 80 fëmijë të lagjes.
Investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri, është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve tanë të iu sigurojmë një të ardhme më të mirë.
Kjo është çerdhja e 15-të në Kryeqytet dhe shumë shpejt do të hapen edhe çerdhet e radhës, në lagjen Kalabria e Kolovica dhe çerdhen e rindërtuar “Yllkat”, duke vazhduar kështu deri sa të arrijmë që të ofrojmë hapësirë për të gjithë fëmijët e Kryeqytetit.
Qëllimi ynë kryesor është çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nanat vetëushqyese, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësitë e barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre.
Sikur edhe çerdhet tjera me bazë në komunitet, edhe kjo, do të udhëhiqet nga vetë komuniteti i prindërve.
Konkursi për regjistrimin e fëmijëve vazhdon të mbetet I hapur, derisa të plotësohet numri i fëmijëve dhe kapaciteti i çerdhes.
#Bashkë krijojmë mundësi më të mëdha për të ardhmen e fëmijëve të Prishtinës ❤.