- 06 Nov 2019
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, prej sot është funksionalizuar dhe lëshuar në shërbim, mamografi digjital.
Mamografia është një metodë e përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në një mamografi bëhen të dukshme edhe tumoret më të vegjël shumë më parë se të jenë të ndjeshëm me të prekur ose të njihen nga simptomat e tjera.
Mesatarisht, 1 nga 8 gra diagnostikohen gjatë jetës me kancer të gjirit. Mbi moshën 50 vjeç, rastet janë më të shpeshta, prandaj, mbrojtja më e mirë është zbulimi i hershëm.
Ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat që të vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për kontrolla rutinore dhe të informohen sa më mirë për këtë sëmundje, dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!