- 15 Dec 2014
Premiera e shfaqjes "Shitësja e vogël e shkrepseve" Zhanri: Musical
Organizuar nga Komuna e Prishtines, Qendra Kulturore e Fëmijëve në Prishtinë, të dielën, më datë 21 dhjetor 2014, në Teatrin Kombëtar, me fillim në orën 18.00 do të shfaqet premiera e shfaqjes"Shitësja e vogël e shkrepëseve" nga Hans Kristian Andersen.
Koreografinë e kësaj pjese për fëmije, e ka realizuar koreografi i mirënjohur nga Shqipëria Arian Plaku.
Në skenën e Teatrit Kombëtar do të interpretojnë 100 fëmijë të përgatitur në Qendrën Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.
Pjesa që do të shfaqet të dielën është botuar në 1845 dhe për herë të parë është realizuar si film në 1928. Prej atëherë ka pasur më shumë se 500 premiera botërore si pjesë musical apo si teatër për fëmijë.
Veçantia e kësaj pjese artistike qëndron tek galeria e pasur me personazhe të mahnitshme nga vepra e shkrimtarit Hans Kristian Andersen.
Hans Christian Andersen | 2 prill 1805 – 4 gusht 1875, shkrimtar Danez. Andersen njihet më së shumti si shkrimtari i përrallave të mrekullueshme ndërkohë që ai ka qene edhe shkrimtar i novelave dhe poemave.
Shumë prej nxënësve e fëmijëve që në moshat e hershme kanë rastin të njihen me përrallat tashmë të famshme, "Sirena e Vogël", "Rosaku i vogël e i shëmtuar", "Bilbili", "Rrobat e reja të mbretit". Në shqip Andersen ka ardhur nëpërmjet botimit "Përrallat e Andersenit" 139 të tilla.