Prishtina mirëpriti takimin e parë të Bordit të Manifesta 14 Prishtina

- 09 Nov 2019

Pas përzgjedhjes për të qenë nikoqire e Manifesta 14, Prishtina mirëpriti takimin e parë të Bordit, i cili u mbajt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më 2 nëntor 2019. Anëtarët e Bordit të Manifesta 14 Prishtina, që përfaqësojnë artistë, juridistë, profile nga administrata publike dhe e biznesit, synojnë të mbështesin qytetarët e Prisht-inës në përpjekjen dhe synimin e tyre për të rikthyer hapësirën publike dhe të rimendojnë konceptin e infrastrukturës kulturore, trashëgimisë dhe kontekstin ar-kitekturor të Prishtinës.

Bordi i Manifesta 14 përbëhet nga:

• Hedwig Fijen, Drejtore e Manifestës
• Arta Agani, Drejtore e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Prishtinë
• Besa Luci, kryeredaktore dhe bashkëthemeluese e Kosovo 2.0
• Andrea Cusumano, ish Këshilltar i Kulturës, Komuna e Palermos
• Perparim Rama, Udhëheqës dhe Themeluesi i Grupit 4M
• Niels de Ru, Partner në Allen & Overy LLP

Manifesta, Bienalja Evropiane Nomadike, shpalli Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, si qyteti i parë nikoqir në Ballkan për edicionin e 14-të të Manifestës në 2022.

Që nga themelimi i saj në fillim të viteve 1990, misioni i Manifestës është të ekza-minojë ndryshimet topografike kulturore të Evropës. Çdo dy vjet, Manifesta shikon botën përmes prizmit të situatës specifike të qytetit të ri pritës. Bordi Mbikëqyrës i Manifestës zgjodhi qytetin e Prishtinës në Kosovë për shkak të rëndësisë gjeografi-ke dhe gjeo-politike të Ballkanit në lidhje me historinë e fundit të Evropës dhe të ardhmen e saj. Në historinë e tij relativisht të shkurtër si kryeqyteti i shtetit më të ri të Evropës, qyteti i Prishtinës ka përjetuar ndryshime të mëdha nga politikat neoliber-ale të privatizimit të hapësirave të hapura urbane. Manifesta synon të mbështesë qytetarët e Kosovës në ambicien e tyre për të shkruar të ardhmen e qytetit të tyre si një metropol mendje hapur në zemër të Ballkanit.

Për më shumë informacion në lidhje me Manifesta, ju lutemi kontaktoni Fondacionin Manifesta
Emilia van Lynden, Shefe e marketingut, komunikimit dhe publikimeve
Herengracht 474
1017 CA Amsterdam
Holandë
Tel: +31 20 672 14 35
E-mail: pr@manifesta.org