Prishtina pasurohet me 6 këndeve të lodrave dhe 2 fushave sportive

- 09 Nov 2019

Sporti, loja dhe aktivitetet fizike janë të domosdoshme për zhvillimin mendor e fizik, çysh në fëmijërinë e hershme!

Drejtoria për Sport ka implementuar projektin e ndërtimit të 6 këndeve të lodrave dhe 2 fushave sportive në vlerë prej 341,717.45 euro në lagje të ndryshme të Kryeqytetitit.

Afër Shkollës Fillore “Iliria” – kënd i lodrave
Afër Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” – kënd i lodrave
Afër Shkollës Fillore “ Zenel Hajdini” – kënd i lodrave
Në lagjen Dardania – kënd i lodrave
Në lagjen e Universitetit mbrapa ndërtesës së Ministrisë së Tregëtisë e Industrisë – kënd i lodrave dhe fushë sportive
Në lagjen Lakërishte mbrapa ProCredit Bank - – kënd i lodrave dhe fushë sportive

Fëmijët janë ata që gëzohen shumë për projekte të tilla!

Prandaj, gëzuar fëmijë! ❤️