Kryetari Shpend Ahmeti e mirëpriti në takim Administratorin e USAID, z Mark Green

- 13 Nov 2019

Kryetari Shpend Ahmeti e mirëpriti në takim Administratorin e USAID, z Mark Green dhe e falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBAve përmes projekteve të USAID dhe MCC, për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Në takim u diskutua qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi me USAID në projektin TEAM – Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, përmes së cilës po synohet përmirësimi i vazhdueshëm në prokurimin publik dhe menaxhimin e fondeve dhe shpenzimeve publike.