- 14 Nov 2019
Për të shënuar 14 Nëntorin, Ditën Botërore të Diabetit, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria për Mirëqenie Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, organizuan kontrolla sistematike për të moshuarit në Qendrat Sociale dhe Kultorore për të Moshuar.
Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi që kjo sëmundje nëse nuk zbulohet me kohë, shkakton ndërlikime serioze, si sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave e ngajshëm.
Përvec kontrollave shëndetësore, të moshuarit u informuan dhe këshilluan për rëndësinë e masave për parandalimin dhe rreziqet potenciale rreth kësaj sëmundjeje.
Komuna e Prishtinës me drejtoritë relevante mbetet e përkushtuar në zhvillimin e politikave dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të Prishtinës.