Pastrohet deponia inerte prapa stadiumit “Fadil Vokrri”

- 14 Nov 2019

Deponia inerte prapa stadiumit “Fadil Vokrri” është pastruar disa herë rradhazi.

Edhe sonte ekipet kujdestare të kompanisë “Pastrimi” me ndihmë të kompanive tjera po e pastrojnë këtë deponi, pavarësisht se gjendet brenda një prone private.

Pas ndeshjes me Anglinë, aty do të vendosen edhe kamerat në mënyrë që të parandalohet hedhja e mbetjeve ndërtimore dhe krijimi i deponive inerte.

Fitorja ndaj Çekisë sonte dhe loja vendimtare me Anglinë të dielen, do t’a bëjnë Prishtinën qendër të tifozerisë e atdhedashurisë.

Të kujdesemi për ambientin ku jetojmë dhe t’a mbajmë të pastër Prishtinën tonë!