Njoftim nga Drejtoria e Sportit - Zgjedhja e sportistit të vitit 2019

- 18 Nov 2019

Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës - Drejtoria për Rini & Sport edhe këtë vit do të bëjë zgjedhjen e sportistëve të dalluar për vitin 2019, andaj kërkojmë nga ju të na dërgoni propozimet për :

1. Sportistin,
2. Klubin,
3. Trajnerin,
4. Gjyqtarin ,
5. Shpresën e vitit,

Gjithashtu do të ndahen edhe çmimet:

6. Çmimi – Post Mortum
7. Çmimi special – Për kontribut jetësor
8. Veterani i Vitit
9. Punëtori Sportiv i Vitit

Propozimet për zgjedhjen e sportistëve më të mire mund të bëhen individualisht dhe përmes Klubeve sportive.
Gjatë propozimit për lauratët duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportistë dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2019.

Ju lutem që propozimet t'i dorëzoni në sportelin nr. 5 (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës), nga data 18 Nëntor deri më 10 Dhjetor 2019.

Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga Komisioni i përbërë prej gazetarëve sportivë.