Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim anëtarët e Asamblesë së Fëmijëve

- 20 Nov 2019

Në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim anëtarët e Asamblesë së Fëmijëve.

Më fëmijët u bashkëbisedua për respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe punën që po bëhet për promovimin e të drejtave të tyre.

Më 20 Nëntor 1989, para 30 viteve, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Koventën për të Drejtat e Fëmijëve përmes së cilës fëmijëve të mbarë botës iu garantohen të drejtat themelore.

Shteti, përmes politikave sociale duhet t'ia garantoj zhvillimin, mirëqenien dhe edukimin çdo fëmiu.

Investimi i vazhdueshëm në infrastrukturë dhe rritje të cilësisë në edukimin e hershëm dhe në arsim, janë të domosdoshme për të siguruar mirëqenje dhe shoqëri të shëndoshë në të ardhmen.

Sot dhe çdo ditë tjetër do të punojmë edhe me më shumë përkushtim për të ofruar mirëqenje, barazi e gjithëpërfshirje për të gjithë fëmijët, pa dallim!

Urime Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve dhe urojmë që buzëqeshja të mos mungojë në fytyrën e asnjë fëmiu!