Jo parkim të veturave në vendpunishte

- 21 Nov 2019

Në disa lokacione në qytet jemi duke punuar në rregullimin e hapësirave të parkingjeve të lagjes.

Parkingu te rruga “Qamil Hoxha” në qendër dhe “Iliaz Kodra” në Dardani janë dy prej tyre, prandaj lusim banorët që të i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në vendpunishte.

Në të kundërtën, detyrohemi që të i konfiskojmë veturat.

Falenderojmë banorët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, në mënyrë që punimet të realizohen në afat të planifikuar.