- 22 Nov 2019
Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës me qëllim të promovimit të solistëve të rinj dhe grupeve të reja muzikore të zhanreve të ndryshme, si dhe pasurimit të hapësirave publike me program kulturor ka marrë iniciativë të krijon hapësira dhe kushte të përshtatshme për performanca të gjalla para publikut të kryeqytetit. Me këtë rast Drejtoria për Kulturë u bënë
THIRRJE
Artistëve dhe interpretuesve deri në moshën 18 vjeçare që përmes regjistrimit në Komunën e Prishtinës të shprehin interesim për pjesëmarrje në këtë iniciativë.
Lokacioni i parë ku do të fillohet me këtë iniciativë është Shehi “Zahir Pajaziti”. Gjatë muajit dhjetor do të vendoset bina e vogël, ndriçimi dhe zërimi, si dhe pajisjet tjera teknologjike për koncerte të vogla.
Për të qenë pjesë e kësaj iniciative, artistët skenik ose/dhe grupet muzikore fillimisht duhet të regjistrohen në Drejtorinë e Kulturës duke dërguar e-mail me informatat si në vijim:
Për individ
- Emri dhe mbiemri
- Zhanri i muzikës që interpreton
- Instrumenti
- Pjesëmarrja në koncerte apo festivale
- Biografia e shkurtë
- Kontakti (tel. dhe e- mail)
- Interpreton këngë origjinale apo të huaja.
- Linqe në internet ku shihet performanca (nëse ka).
Për grupe muzikore
- Emri dhe mbiemri i anëtarëve të grupit
- Zhanri i muzikës që interpretohet
- Instrumentet
- Pjesëmarrja në koncerte apo festivale
- Biografia e shkurtë e grupit
- Kontakti (tel. dhe e-mail)
- Interpreton këngë origjinale apo të huaja
- Linqe në internet ku shihet performanca (nëse ka).
Të përzgjedhurit do të kontaktohen nga zyrtarët e Drejtorisë për Kulturë rreth terminëve të përshtatshme për interpretim me ç’rast do të krijohet kalendari i interpretimeve të cilat do të publikohen në ueb faqen e Komunës dhe rrjetet sociale.
Afati për aplikim është nga dt. 21.11.2019 deri më 30.11.2019.
Kërkesa për regjistrim si dhe kërkesa për më shumë informata të dërgohet në e-mail adresën kultura.pr@rks-gov.net.