Njoftim

- 26 Nov 2019

Komuna e Prishtinës, krahas gatishmërisë për ofrimin e ndihmës për bashkëkombasit tanë në Shqipëri, ka aktivizuar edhe ekipet e veta emergjente për monitorim të gjendjes në Kryeqytet.

Ekipet përkatëse të Shërbimeve Publile dhe ato kujdestare të Inspekcionit janë në gjendje gatishmërie në rast të ndonjë emergjence.

Gjithashtu, Komuna ka kërkuar nga zjarrfikësit, kompanitë komunale dhe rajonale, si dhe ato të kontraktuara, të mirëmbajtjes së rrugëve, që me të gjitha kapacitetet njërëzore dhe makineritë e tyre të jenë të gatshme për ndihmë në rast nevoje.

Këto masa po ndërmerren me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë dhe shpejtësisë së reagimit, në rast se ballafaqohemi me situata të emergjente.

Prandaj, kërkojmë nga qytetarët që ta ruajnë qetësinë.

Komuna e ka aktiv sistemin e alarmimit publik, dhe ai do përdoret në rast nevoje.

Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për të afërmit e atyre që humbën jetën, si dhe për popullin e Shqipërisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit.