- 27 Nov 2019
Në këtë gjendje të jashtëzakonshme ndihmojmë që jeta e të mbijetuarve të i kthehet normalitetit sa më parë.
Krahas ndihmave materiale është e rëndësishme që të ofrohet edhe ndihmë profesionale në njerëz.
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore dhe Asociacionin e Arkitektëve kanë mobilizuar një grup të inxhinierëve të arkitekturës e ndërtimtarisë për të vlerësuar objektet shkollore në zonat e prekura nga tërmeti.
Janë gjithsejt 42 objekte shkollore që duhen vlerësuar nga profesionistët nëse janë të sigurta dhe i plotësojnë kushtet, në mënyrë që të rifillojë procesi mësimor sa më parë.
I priftë e mbara!