Vendoset edhe një njësi TE Pema, produkt vendor që pastron ajrin në qytet

- 29 Nov 2019

Edhe një kënd "Te Pema" i është shtuar Prishtinës dhe është vendosur në sheshin “Skenderbeu”.

10 këndet “Te Pema” të vendosura në Prishtinë, janë rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me ICK - Innovation Centre Kosovo dhe janë pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosova.

Ky produkt ka për qëllim vetëdijesimin për rëndësinë ajrit të pastër për shëndetin tonë dhe përmirësimin e cilësisë së tij nëpër zonat urbane, ku ndotja është më e madhe.

“TE Pema ” është i mbushur me bimë që kanë aftësi shumë të mëdha të filtrimit të ajrit dhe prodhimit të oksigjenit. Kjo është e mundur falë renditjes, pozitës dhe sistemit automatik të ujitjes i cili bën që bimët të filtrojnë ajrin me kapacitet maksimal.