Drejtoria e Bujqësisë mbështet fermerët e Komunës së Prishtinës me përzirëse të ushqimit (Mikser 500 kg/h)

- 29 Nov 2019

Drejtoria e Bujqësisë mbështet fermerët e Komunës së Prishtinës me përzirëse të ushqimit (Mikser 500 kg/h), për të ushqyerit e kafshëve në fermat blegtorale (Lopë qumështore).
Për të shfrytëzuar potencialin gjenetik të kafshëve në fermë është I rëndësishëm balacimi i racionit ushqimor për mirëmbajtje të organizmit dhe për prodhimtari.
Ushqimi dhe aktivitetet që ndërlidhen me të ushqyerit e kafshëve janë pjesa më e shtrejtë në praktikën e menaxhimit të prodhimit të qumështit. Me përdorimin e pajisjes për përzirjen e ushqimit të koncentruar, do të rritet prodhimtaria e qumështit, sigurimi i ushqimit do të bëhet me një kosto më të ulët dhe poashtu racioni ushqimor do të jetë i balancuar me të gjitha lëndët ushqyese për organizmin e kafshëve.