Përurohet laboratori për arkitekturë dhe ndërtimtari në shkollën "28 Nëntori"

- 02 Dec 2019


Investimi i vazhdueshëm në fuqizimin e shkollave profesionale në Prishtinë, duke krijuar kushte dhe mundësi më të mëdha për mësimdhënie dhe mësim-nxënie cilësore, ndihmon të rinjtë që të përgatiten për tregun e punës sipas kërkesave, trendeve dhe standardeve bashkëkohore.

Me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, kabineti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës , në shkollën e mesme teknike “28 Nëntori” është pajisur me të gjitha mjetet e punës dhe repromaterialin e nevojshëm, ashtu që nxënësit e kësaj shkolle të fillojnë aftësimin profesional në praktikë.

E gëzofshin!