Njoftim për publikun

- 17 Dec 2014

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me operatorët e telefonisë VALA dhe Telekomi i Kosovës, IPKO, Bankën për Biznes (BPB), TEB Bankën si dhe Hotelin "Swiss Diamond" do të bëjnë dekorimin e kryeqendrës me rastin e festave të fundvitit.

Dekorimi i Prishtinës do të realizohet sipas planifikimit të mëparshëm dhe do të përfundojë gjatë kësaj jave.

Njëkohësisht, me rastin e fetës së vitit të ri, Komuna e Prishtinës do të organizojë aktivitete të ndryshme rekreative dhe argëtuese.