- 03 Dec 2019
Zgjidhje të reja për sfidat komplekse – sektor publik me qytetarin në qendër, i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për të ardhmen " është sllogani i Çmimit Evropian për Sektorin Publik 2019/European Public Sector Award (EPSA 2019), të mbajtur me 4 deri 6 Nëntor në Maastricht të Holandës.
EPSA është platforma dhe rrjeti i shërbimit publik meritor, pjesë e të cilës janë 39 shtete dhe institucione Evropiane.
Dhe pikërisht EPSA 2019 i ka ndarë Prishtinës çertifikatën “Praktika më e mirë” për projektin e E-kioskut!
Reformat dhe digjitalizimi i administratës publike mundësojnë dhe sigurojnë cilësi në shërbimet për qytetarë dhe kanë ngritur Prishtinën në nivel dhe konkurrencë me qytetet evropiane.
Urime Prishtinë!