Programi i dhjetorit - Prite n'shesh

- 04 Dec 2019

Këtë dhjetor për 28 ditë e natë, në pritje të Vitit të Ri, të ofrojë atmosferë të ngrohtë festive, muzikë e aktivitete të ndryshme për të gjithë. Nuk mungon as Tregu i Fundvitit!

Të gjitha do të ndodhin në dy sheshet kryesore të Prishtinës!

Zona 1 / Sheshi "Skenderbeu"
Me 25 shtëpiza, bredhi i madh dhe performancat e pasditës;

Zona 2 / Sheshi "Zahir Pajaziti"
Me 19 shtëpiza dhe me performancat e mesditës dhe patinazhi.

Sonte prej orës 20:30, ju mirëpresim të gjithëve që së bashku të shënojmë fillimin e ditëve festive në Prishtinë!

Labinot Avdiu DUO do te jetë me ne në natën e hapjes!