- 04 Dec 2019
Nënkryetari Muhedin Nushi ishte pjesë e panelit në tryezen "Dy vite pas: Progresi në Qeverisje të Mirë Lokale" organizuar nga Demokracia Plus.
Në tryezë u diskutua raporti i monitorimit dhe raporti i progresit për qeverisje të mirë, duke përfshirë edhe praktikat e mira të komunave në përmbushjen e këtyre zotimeve, si dhe sfidat e shumta me të cilat ato ballafaqohen.
Prishtina është e përkushtuar të vazhdojë të jetë shembull i praktikave të mira dhe përmbushjes së parimeve të qeverisjes së mirë, të hapur, llogaridhënëse e transparente dhe në të njejtën kohë, duke zhvilluar e implementuar politika sociale e gjithëpërfshirëse.