- 09 Dec 2019
Imunizimi i kategorive më të rrezikuara të popullates, nga gripi sezonal, ka filluar nga sot, 9 dhjetor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendra e Vaksinimit.
Qendra është e hapur prej orës 07:00 deri në orën 19:00.
Vaksinat janë të para-kualifikuara sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, prandaj, garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre dhe janë të dedikuara për për të mbrojtur grupet më të ndjeshme të popullatës, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike.