- 10 Dec 2019
Kryetari Shpend Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje të mirëkuptimit me Agjensionin Austriak për Zhvillim (ADA) për projektin: "Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik në zonat rurale"
Ky projekt ka për qëllim ndihmën në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, me fokus të veçantë në zhvillimin e bujqësisë. Projekti do të implementohet në bashkëfinancim të të dy palëve.