Njoftim p​ër aktivitet

- 18 Dec 2014

Sot, e enjte 18 dhjetor 2014, në ora 14:30 Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Inspeksionit do të organizojnë aktivitet të vetëdijesimit lidhur me rrezikun e nga mjetet piroteknike.

Të pranishëm do të jenë edhe mësimdhënës dhe nga pesë nxënës nga të gjitha shkollat, në mënyrë që më pas informata e tyre t’i ndajnë me të gjithë të tjerët.

Në fund këtij aktiviteti do t’iu ndahen fletushka për vetëdijesimin nga rreziku që sjellin mjetet piroteknike.

​​Ky aktivitet do të mbahet në shkollën “Model”, në ora 14:30.​ ​Ftojmë të gjitha mediat e interesuara të përcjellin këtë ngjarje.