- 18 Dec 2014
Sot, e enjte 18 dhjetor 2014, në ora 14:30 Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Inspeksionit do të organizojnë aktivitet të vetëdijesimit lidhur me rrezikun e nga mjetet piroteknike.
Të pranishëm do të jenë edhe mësimdhënës dhe nga pesë nxënës nga të gjitha shkollat, në mënyrë që më pas informata e tyre t’i ndajnë me të gjithë të tjerët.
Në fund këtij aktiviteti do t’iu ndahen fletushka për vetëdijesimin nga rreziku që sjellin mjetet piroteknike.
Ky aktivitet do të mbahet në shkollën “Model”, në ora 14:30. Ftojmë të gjitha mediat e interesuara të përcjellin këtë ngjarje.