- 16 Dec 2019
Të ndërtojmë një shoqëri, ku çdo fëmi mund të bëhet çka ëndërron dhe ku çdokush mund të rritet dhe jetojë me dinjitet!
Investimi në edukimin e hershëm është vendimi më i duhur për të siguruar një ardhme më të mire për fëmijët tanë dhe për të siguruar një shoqëri të shëndoshë.
Ndërsa, modeli i çerdheve me bazë në komunitet është mënyra më e mirë e gjithëpërfshirjes së prindërve në edukimin e fëmijëve.
Punimet në ndërtimin e objektit të çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Kalabria” po zhvillohen sipas planit dinamik dhe janë pranë përfundimit.
Kjo çerdhe po financohet nga @European Union Kosovo/Bashkimi Evroian dhe ka kapacitet për akomodimin e 100 fëmijëve të kësaj lagje.