Njoftim për qytetarët - QMF në lagjen Tophane nga 19 dhjetori në rinovim

- 18 Dec 2014

Njoftojmë qytetarët e lagjes Tophane se duke filluar nga dita e premte, 19.12.2014, në QMF të kësaj lagje do të fillojnë rinovimet e paralajmëruara

Për shkaqe sigurie kjo QMF do të mbyllet gjatë këtij procesi. Sipas llogaritjeve këto rinovime do të zgjasin 5 deri ne 6 ditë.

Gjatë kësaj kohe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të kësaj lagje dhe i njoftojmë ata se shërbimet e nevojshme mund t'i marrin në QMF-të më të afërta.

Ju faleminderit për mirekuptimin!