- 18 Dec 2014
Njoftojmë qytetarët e lagjes Tophane se duke filluar nga dita e premte, 19.12.2014, në QMF të kësaj lagje do të fillojnë rinovimet e paralajmëruara
Për shkaqe sigurie kjo QMF do të mbyllet gjatë këtij procesi. Sipas llogaritjeve këto rinovime do të zgjasin 5 deri ne 6 ditë.
Gjatë kësaj kohe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të kësaj lagje dhe i njoftojmë ata se shërbimet e nevojshme mund t'i marrin në QMF-të më të afërta.
Ju faleminderit për mirekuptimin!